Produkti i Vitit është çmimi më i madh në botë me votë konsumatori për inovacionin e produktit. Themeluar në vitin 1987 në Francë, Produkti i Vitit tani operon në mbi 45 vende të botës me të njëjtin qëllim thelbësor: të udhëzojë konsumatorët drejt produkteve më të reja në treg dhe të shpërblejë prodhuesit për produktet dhe inovacionin e marketingut.
Logoja e Produktit të Vitit mbështetet nga votat e 3 600 konsumatorëve, duke shërbyer si rrugë e shkurtër për blerësit në supermarket, duke u kursyer atyre kohë dhe para. Për prodhuesit e produkteve fituese, çmimi është një mesazh i fuqishëm marketingu, me rezultate të provuara në rritjen e shitjeve, shpërndarjen dhe ndërgjegjësimin e markës.
Produkti i Vitit pranon aplikime çdo vit nga të gjitha llojet e mallrave të paketuara të konsumit që prezantojne risi dhe jane të lançuara brenda 24 muajve. Produktet e regjistruara vendosen më pas në kategori specifike siç janë ushqimi, pijet, apo kujdesi shtëpiak. Produktet fituese votohen përmes një studimi rajonal përfaqësues të realizuar nga Nielsen .
Produktet fituese njoftohen në muajin Shkurt të çdo viti dhe marrin të drejtën e përdorimit të logos së Produktit të Vitit në të gjitha reklamat, paketimet dhe marketingun e tyre për një vit.